Një person është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) nga dy persona të mitur.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:45 në fshatin Janjevë, në Lipjan.
Siç thuhet në raport, viktima është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK dhe pas pranimit te tretmanit mjekësor është liruar.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht me mjet të mprehte-thikë nga dy te dyshuar meshkuj kosovar – të mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK dhe pas pranimit te tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në raport. /Telegrafi/