Site icon Telegrafi

Theret me thikë një person në Podujevë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Foto: Ilustrim

Një person ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është sulmuar me thikë nga një person tjetër.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 12:45 në rrugën “Zahir Pajaziti”, në Podujevë.

Tutje thuhet se si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një brisk.

“Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është sulmuar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një brisk”, thuhet në raport.

Ndërkaq siç thuhet në raport i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

 

Exit mobile version