Site icon Telegrafi

Theret me thikë një person në Pejë, policia arreston një të dyshuar

Një person është therur me thikë ditën e martë në Pejë.

Policia njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 17:10, dhe se lidhur me rastin ka arrestuar një person.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Pejё, me datë 11.02.2025, rreth orës 17:10, është njoftuar nga Spitali rajonal ne Pejё, se njё person ёshtё pranuar i lënduar, dyshohet
nga mjeti i mpreht (thikё). Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit, nё vendin e ngjarjёs nё rrugën “ Adem Jashari” nё Pejё, dhe nё Spitalin Rajonal nё Pejё”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se pas pak kohe ёshtё identifikuar dhe arrestuar i dyshuari nga njësitet relevante tё stacionit policor nё Pejё, i njëjti pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё./Telegrafi/

Exit mobile version