Telegrafi

Theret me thikë një i mitur në Prizren, është jashtë rrezikut për jetë

Foto: Ilustrim

Një i ri është therur me thikë gjatë pasdites së sotme në Prizren.

Sipas informacioneve, i riu, i lindur në vitin 2003 është jashtë rrezikut për jetën.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj tha se i dyshuari ende nuk është identifikuar teksa viktima është duke u intervistuar.

“Sot rreth orës 15:39  emergjenca  ka njoftuar se  aty është sjell një person i therur me thikë, por është jashtë rrezikut për jetë. Viktima  i lindur ne vitin 2003,  ka lëndim të lehtë trupor (therje me thikë ), nga një person ende i pa njohur. Viktima pas trajtimit mjekësorë po intervistohet në stacionin policor në Prizren”, tha Osmanollaj. /Telegrafi/