Një person, i moshës 58 vjeçar ka marrë lëndime trupore pasi është therur me një mjetë të mprehtë (thikë) sot rreth orës 09:40 në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, i lënduari aktualisht po trajtohet në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.
“Rreth orës 09:40 është raportuar një rast për lëndim trupor i ndodhur në rrugën ‘Mbretresha Teutë’ në Mitrovicë. Nga informatat e para raportohet se viktima (rreth 58 vjeçar) ka marrë lëndime trupore nga një mjet i mprehtë (thikë) i lënduari po trajtohet në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, ka thënë Zahiti.
Ndëkaq, ai po ashtu tha se policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. /Telegrafi/