Telegrafi

Theret një i mitur në Podujevë, një i arrestuar

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës  ka njoftuar se një person, i mitur, është arrestuar dje në Podujevë me dyshimin se ka therur një të mitur tjetër.

“Një i mitur është arrestuar në Podujevë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e therur me mjet të prehtë viktimën mashkull, po ashtu i mitur”, thuhet në komunikatë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/