Site icon Telegrafi

Theresa May thotë se sulmuesi i Londrës ishte i njohur për Shërbimin sekret britanik

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka thënë se sulmuesi i ditës së mërkurë në Londër ishte një shtetas britanik, i cili ishte i njohur për Shërbimin sekret britanik – MI5 dhe ishte hetuar më parë si një “figurë periferike”.

Siç shkruajnë imediat e huaja, përcjell Telegrafi, May ka folur në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, pas sulmit në qendër të Londrës, nga i cili gjetën vdekjen katër persona, duke përfshirë edhe sulmuesin.

Lexo po ashtu Mesazhi misterioz që paralajmëroi sulmin e Londrës!? (Foto/Video)

Ajo ka thënë se sulmuesi ishte një figurë “periferike” dhe u hetua nga MI5 “disa vite më parë”.

May ka shtuar se një hetim i plotë kundër-terrorizmit është duke u zhvilluar për të krijuar një pasqyrë në lidhje me këtë sulm – duke përfshirë përgatitjen, motivimin dhe nëse ka pasur ndonjë bashkëpunëtorë të përfshirë në planifikimin e tij.

Lexo po ashtu Sulmi i Londrës: Sulmuesi shpejton veturën, godet këmbësorët - dhe një grua bie nga ura (Video)

Kryeministrja britanike gjithashtu ka bërë të ditur se niveli i kërcënimit terrorist i vendit nuk do të rritet, pavarësisht sulmit.

Sipas saj, niveli i kërcënimit mbetet në “i rëndë”, që do të thotë se një sulm është shumë i mundshëm.

“Nuk do të ngrihet në nivelin tjetër, sepse nuk ka të dhëna se një sulm i veçantë është i pashmangshëm”, thotë May. /Telegrafi/

Exit mobile version