Telegrafi

Theresa May sinjalizon se mund të ketë një votim të tretë për marrëveshjen e Brexit

Kryeministrja britanike, Theresa May, sinjalizoi se ajo mund të mbajë një votim të tretë për marrëveshjen e saj të Brexit, si mënyra e vetme për të nxjerrë Britaninë jashtë BE-së brenda javëve.

Siç shkruan DailyMail, përcjell Telegrafi, një votim i ri mund të mbahet menjëherë pas javës së ardhshme, pas disfatës së fundit në Parlamentin britanik, ku deputetët votuan kundër një largimi “pa marrëveshje”.

Po sipas këtij mediumi, dështimet e reja nxitën May tu tregojë deputetëve se ata kanë një javë për të rënë dakord për marrëveshjen e saj Brexit ose për të përballuar vonimin e daljes së vendit nga BE – potencialisht për vite me radhë.

Dhe siç thuhet tutje, me një “votim të ri kuptimplotë” – vetëm pak orë pasi kryeministrja humbi në të dytin – kanë filluar edhe ndarje të thella midis “linjës së ashpër”. /Telegrafi/