Site icon Telegrafi

Theo Hernandez do të refuzojë Man Cityn në favor të rinovimit të kontratës me Milanin

Mbrojtesi francez, Theo Hernandez thuhet se ka vendosur të vazhdojë karrierën me Milanin, duke rinovuar kontratën edhe për disa vite.

Theo ka qenë njëri nga mbrojtësit e majtë anësor më të mirë në botë sezonet e fundit, duke shënuar shumë gola dhe asistuar shumë të tjerë.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që ylli i Milanit të kërkohet nga disa prej klubeve më të mëdha evropiane, ku njëri nga ta është Manchester City.

Lexo po ashtu Milani pritet ta shpërblejë Theo Hernandezin me kontratë të re për të shmangur interesimin nga PSG

Megjithatë, sipas mediumit Calciomercato, Theo është i vendosur të refuzojë një lëvizje te City në favor të nënshkrimit të një vazhdimi të kontratës me Milanin.

Paris Saint-Germain gjithashtu ka qenë i lidhur me 24-vjeçarin, por ai është i gatshëm t’ia kushtojë të ardhmen kuqezinjve deri në vitin 2026.

Hernandez do të jetë i lumtur të qëndrojë në San Siro nëse të ardhurat e tij rriten në 4 milionë euro në vit, me një njoftim zyrtar që ka të ngjarë të vijë në javët e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version