Përfaqësues të Milanit janë takuar me Theo Hernandezin të dielën dhe bëhet e ditur se Real Madridi është i gatshëm ta huazojë për vetëm dy milionë euro në formë page.
Drejtori i Rossonerëve, Paolo Maldini, është fotografuar nga reporterët e El Chiringuito gjatë takimit me lojtarin e Los Blancos në Ibiza, ndërsa spekulohet se i pranishëm ka qenë edhe Manuel Garcia Quilon.
https://twitter.com/BlancoStats/status/1142804406657794048
Në edicionin e kaluar mbrojtësi i majtë ishte i huazuar te Real Sociedadi, ndërsa ai nuk ka vend në skuadrën e Zinedine Zidane.
21-vjeçari i kushtoi 24 milionë euro Realit në verën e vititi 2017 kur u transferua nga Atletico Madridi.
Ndërsa, sipas La Gazzetta dello Sport, klubi spanjoll është pajtuar për një huazim pa obligim blerjeje, ndërsa Milani duhet ta mbulojë vetëm pagën e tij (prej dy milionë eurosh).
Megjithatë, sipas Calciomercato.com, në marrëveshje mund të përfshihet edhe opsioni i blerjes për një shifër ndërmjet 18-20 milionë eurosh. /Telegrafi/