Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Theo Hernandez ka mbërritur në Milano përpara transferimit të tij prej 20 milionësh te kuqezinjtë.
Theo ka zbritur në aeroportin Linate të Milanos me agjentin e tij Manuel Garcia Quilon, i cili u tha gazetarëve se: “Gjithçka është në rregull”.
Francezi do t’i nënshtrohet testeve mjekësore para se të nënshkruaj një kontratë pesëvjeçare midis ditës se sotme dhe nesër.
🛬 L'ARRIVO DI THEO 🛬
.@TheoHernandez è appena atterrato all'aeroporto di Milano Linate. Anche l'agente e il collaboratore confermano: "Tutto ok".
Domani Theo sosterrà le visite mediche e poi firmerà il contratto che lo legherà al #Milan fino al 2024🖋️🔴⚫
.
🎥: @AntoVitiello pic.twitter.com/Xley4jPpXM— MilanNews.it (@MilanNewsit) July 1, 2019
Madridi ka paguar 24 milionë euro për të nënshkruar 21-vjeçarin në verën e vitit 2017 dhe ka bërë 23 paraqitje në sezonin e tij të parë për Los Blancos, duke fituar Superkupën, Superkupën Evropiane, Kupën e Botës për Klube dhe Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, zhvillimi i tij ka rënë në sezonin e fundit, të cilin ai e kaloi në Real Sociedad, ndërsa tani është zëvendësuar në Santiago Bernabeu nga bashkëlojtari i tij francez Ferland Mendy. /Telegrafi/