Përveç se kishte krijuar një sasi të jashtëzakonshme të këngëve ikonike, John Lennon ka qenë i aftë edhe t’i inspirojë dhe argëtojë miliona njerëz me vetëm një fjali të thënë.
Shpeshherë ai ka qenë i thellë, ndonjëherë budalla; ndonjëherë elokuent, ndonjëherë monosilabik – kur ishte pyetur se çfarë i jep më së shumti përshtypje Amerika, njeriu me disa prej teksteve më të bukura ishte përgjigjur, “Buka”, transmeton Telegrafi.
Më poshtë i keni disa prej thënieve të tij më të mahnitshme – shijoni!
– “Çdo gjë do të jetë në rregull në fund. Nëse nuk është në rregull, atëherë nuk është fundi”
– “Jeta është ajo çfarë ndodh kur jeni të zënë duke bërë plane tjera”
– “Nuk keni nevojë për askënd t’ju thotë se kush ose çfarë jeni. Ju jeni ajo çfarë jeni”
– “Krejt çfarë ju duhet është dashuria”
– “Ne nuk mund ta ndihmojmë secilin person, por secili person mund ta ndihmojë dikë”
– “Lumturia është brenda teje jo te një person tjetër”
– “Paqja nuk është diçka që e dëshironi; Është diçka që e krijoni, diçka që e bëni, diçka çfarë jeni, dhe diçka që e dhuroni”
– “Gabimi është vetëm një veprim i gabuar; bëhet gabim kur dështoni ta korrigjoni atë”
– “Çfarë duhet të bëjmë është ta mbajmë shpresën gjallë. Sepse pa të fundosemi”
– “Është e pamundur ta kënaqni çdo person – nëse e bëni këtë, ju do të përfundonit në një mes ku askujt nuk i pëlqeni. Ju duhet ta merrni vendimin se cili mendoni është veprimi më i mirë, dhe duhet ta bëni atë”
– “Imagjinoji të gjithë njerëzit duke jetuar në paqe. Mund të thoni se jam ëndërrimtar, por unë nuk jam i vetmi. Shpresoj se një ditë do të na u bashkohesh dhe bota të jetë si një”
– “Çdo gjë është më e qartë kur jeni në dashuri”.
– “Si zakonisht, ekziston një grua e mahnitshme prapa çdo idioti”
– “Një ëndërr që e ëndërroni vetëm është vetëm ëndërr. Një ëndërr që e ëndërroni së bashku është realitet”
– “Arti është vetëm mënyrë për shprehjen e dhimbjes”. /Telegrafi/