Site icon Telegrafi

Thënie nga Sylvester Stallone për të qëndruar të fortë para çdo sfide

I njohur më së miri si ‘Rocky Balboa’, Sylvester Stallone është yll legjendar i filmave aksion, regjisor, shkrimtar, etj.

Stallone ka pasur një fëmijëri të vështirë për shkak të lidhjes së keqe të prindërve të tij, por edhe për shkak të krizës financiare. Faktikisht, vitet më të hershme të jetës së tij i ka kaluar në shtëpi kujdesi.

Ai asnjëherë nuk ka hequr dorë nga ëndrra e tij për t’u bërë aktor, andaj gjatë kohës kur priste që të fillonte karrierën, Stallone punonte çdo punë, madje edhe e kishte shitur qenin e tij për të bërë para.

Fatmirësisht, pasi filmi ‘Rocky’ kishte pasur sukses të hatashëm, ai ishte rikthyer për ta blerë qenin e tij dhe i kishte gjetur një rol në film.

Skripti për filmin ‘Rocky’ ishte shkruar nga vet Stallone dhe pavarësisht se kishte probleme financiare, ai kishte refuzuar ta shiste filmin përveç nëse do të luante vet në të. Jo vetëm se kishte arritur atë çfarë donte, por edhe kishte fituar çmime për performancën e tij.

Sylvester Stallone kështu është inspirin për çdo njeri që gjendet në periudhën më të keqe, por që beson se ka dritë në fund të tunelit, transmeton Telegrafi.

Në rast se jeni duke kaluar në ndonjë periudhë të ngjashme, më poshtë i keni disa thënie nga Sylvester Stallone që ju ndihmojnë të qëndroni të fortë.

– “Ti, unë, askush nuk do të godet aq fortë sa jeta. Por nuk ka rëndësi ajo se sa fortë ju godet dikush. Ka rëndësi se sa fortë mund t’ju godet dhe ju prapëseprapë të vazhdoni të ecni tutje”

– “Konsiderojeni burimin… Mos u bëni budalla duke e dëgjuar një budalla”

– “Ndjenja juaj shpirtërore ose do t’ju bëjë fitimtar ose humbës”

– “Mbani mend se mendja është muskuli më i mirë që e keni… Duart e mëdha mund të lëvizin shkëmbinj, por fjalët e mëdha mund të lëvizin male… Voziteni trenin e trurit për sukses”

– “Nëse shikoni prapa në jetën tuaj, vë bast se do të pendoheni për 80% të veprave që i keni bërë. Por jeta është e mbushur me gabime”

– “Kam ndaluar së menduari ashtu siç mendojnë njerëzit. Ju duhet të mendoni siç ju vet mendoni”

– “Unë nuk jam personi më i pasur, mençur apo i talentuar në botë, por unë shënoj sukses sepse vazhdoj të ec e të ec e të ec”. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Thënie inspiruese nga Jay-Z për jetën dhe suksesin
Lexo po ashtu 10 thënie nga mendja brilante e Bob Marley-t që do t’jua përmirësojnë ditën
Lexo po ashtu Tetë thëniet më të jashtëzakonshme të Napoleon Bonapartes
Lexo po ashtu 10 thënie nga Kobe Bryant që ju ndihmojnë ta mposhtni çdo sfidë
Lexo po ashtu 16 thëniet nga poeti persian Rumi që do t’ju inspirojnë deri në thelb
Lexo po ashtu 14 thëniet më inspiruese të të gjitha kohërave nga Albertin Einstein
Lexo po ashtu Tre librat jetë-ndryshues që e inspiruan Will Smith-in të ketë sukses
Exit mobile version