Telegrafi

Themelimi i Komisionit hetimor për energjinë, lojë politike

Foto: Arkiv

Lojë politike parlamentare është konsideruar propozimi i pozitës për themelimin e një Komisioni hetimor për energjinë që përfshinë përiudhën kohore nga 2006. E nga diskutimet e gjata në Kuvend mbi këtë çështje mazhoranca dhe pakica fajësojnë njëra – tjetrën për bllokim të punës.

Zhurmë, përplasje e ofendime. Të gjitha këto skena u panë një ditë më parë në seancë të Kuvendit të Kosovës.

Ani pse pushteti e opozita, për shtatë orë debat i shtjerrën të gjitha argumentet e tyre për themelimin e Komisionit hetimor, fundi ishte pa rezultat.

Kjo pasi që kur erdhi koha për votim, nuk u mundësua kuorumi që të fillojë ky proces.

Të zhgënjyer me gjithë këtë cka ndodhi janë inicuesit e këtij komisioni.

Nga Partia Demokratike e  Kosovës, thonë se mazhoranca po luan lojëra politike.

Sipas Ferat Shalës nga ky subjekt pushteti po i ik transparencës.

“Kjo nuk i jep hapsirë mazhorancës që pakufi të bëjë lojëra të tilla dhe ti ikë transparencës, Është në shëndet të demokracisë që sa më shpejt të themelohet komisioni, llogaridhënia dhe shteti është procedurë, është rregull, është demokraci, kushtetutë. Andaj nuk mund të iket nga kjo. Është një orvatje e papritur për ne e pallogaritshme”, ka thënë Shala.


Ferat Shala, deputet i PDK-së

Por, kundërakuza të ashpra kanë nga partia në pushtet. 

Shefja e deputetëve të VV-së Mimoza Kusari Lila tha se qasja e opozitës tashmë është bllokuese dhe dëmton punën e kuvendit.

“Aktualisht me kauzën të cilën e ndërtuan, po tregojnë se themelimi i Komisionit hetimor parlamentar nuk është në vetveti qëllimi i tyre por bllokimi i punës së Kuvendit, dhe gjetja e kësaj periudhe kohore për të akuzuar qeverinë se kinse po fshehë diqka… Sabotimi i opozitës nuk e bllokon komplet punën e kuvendit por e dëmton demokracinë dhe pamundëson miratimin e marrëveshjeve ndërkomëtare që rastis të jenë aktuale“, ka deklaruar Kusari-Lila.


Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së

Edhe njohësi i çështjeve politike, Gazmir Raci, po vlerëson se partia në pushtet ka luajtur një taktikë politike.

“Natyrisht kjo është lojë politike parlamentare dhe mazhoranca për herë të pare e ka shfrytëzuar një procedurë për të bllokuar një iniciativë të opozitës. Fatkeqsisht kemi pasur një opozitë passive deri tani por pas një viti opozita kthehet me tema që është fajtore pasi ka qeverisur në sektorin e energjisë”, ka deklaruar Gazmir Raci.


Gazmir Raci - analist

Derisa inicuesit e këtij komisioni, kanë paraparë që ky mekanizëm i Kuvendit të merret me hetimin e cështjes së energjisë elektrike  të bëhet vetëm për muajt e fundit, kundërpropozimi i pozitës ka qenë që hetimi të bëhet që nga viti 2006. /PortaliD/