Telegrafi

Thellohet tragjedia, vdes edhe shtatzëna që u lëndua në aksidentin e 22 shkurtit në Shtime

Thellohet tragjedia, vdes edhe shtatzëna që u lëndua në aksidentin që ndodhi në Shtime

Një aksident i rëndë trafiku kishte ndodhur me 22 shkurt në hyrje të Shtimes.

Katër persona kishin mbetur të vdekur në vend, derisa burrë e grua që ishin në një tjetër veturë ishin lënduar rëndë.

E gjatë së martës ka vdekur edhe gruaja shtatzënë e cila kishte pësuar në këtë aksident.

Lexo po ashtu Aksidenti ku humbën jetën katër persona, Policia: Drejtuesi i njërës veturë ka humbur kontrollin

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar shefi i Repartit Intensiv në QKUK, Shaqir Uka.

“Pacientja ka vdekur sot rreth orës 13:00. Ajo nuk ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve të marra nga aksidenti në rrugën Ferizaj – Shtime”, tha Uka.

Sipas policisë, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur kur drejtuesi i njërës nga tri veturat e përfshira për arsye deri më tani të panjohura, ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka goditur dy veturat tjera, të cilat ishin duke lëvizur në drejtim të kundërt./Telegrafi/