Thellohet tragjedia, vdes edhe shtatzëna që u lëndua në aksidentin që ndodhi në Shtime
Një aksident i rëndë trafiku kishte ndodhur me 22 shkurt në hyrje të Shtimes.
Katër persona kishin mbetur të vdekur në vend, derisa burrë e grua që ishin në një tjetër veturë ishin lënduar rëndë.
E gjatë së martës ka vdekur edhe gruaja shtatzënë e cila kishte pësuar në këtë aksident.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar shefi i Repartit Intensiv në QKUK, Shaqir Uka.
“Pacientja ka vdekur sot rreth orës 13:00. Ajo nuk ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve të marra nga aksidenti në rrugën Ferizaj – Shtime”, tha Uka.
Sipas policisë, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur kur drejtuesi i njërës nga tri veturat e përfshira për arsye deri më tani të panjohura, ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka goditur dy veturat tjera, të cilat ishin duke lëvizur në drejtim të kundërt./Telegrafi/