Site icon Telegrafi

Thellohet kriza e Juves, pëson edhe humbjen e dytë grupore – mposhtet nga Benfica

(Foto: Twitter/SL Benfica)

Juventusi ka pësuar humbjen e dytë në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve duke pësuar nga Benfica (2-1) në Allianz Stadium.

Zonja e Vjetër e filloi furishëm takimin duke kaluar në epërsi që në minutën e katërt. Leandro Paredes harkoi në zonë dhe Arkadiusz Milik realizoi gol të bukur me kokë (4’).

Bianconerët patën raste të tjera të shumta në 45 minutat e parë, por edhe skuadra portugeze rrezikoi në disa raste madje duke e goditur edhe shtyllën me anë të Rafa Silva.

(Foto: Twitter/JuventusFC)

Skuadra mysafire arriti të nxjerrë penallti në fund të pjesës së parë, të cilën e konvertoi në gol Joao Mario (43’) për t’i barazuar shifrat.

Në gjysmën e dytë ndryshoi situata dhe vizitorët e përmbysën rezultatin me golin e David Neres, i cili shfrytëzoi një top të kthyer për të shënuar gol të bukur (55’).

(Foto: Twitter/SL Benfica)

Ekipi mysafir pari raste të njëpasnjëshme për ta ngritur akoma më shumë epërsinë, derisa Moise Kean e goditi shtyllën në një nga rastet e vendasve.

Juventusi nuk arriti të këndellej në minutat në vazhdim dhe Benfica u largua nga Torino me pikë të plota për ta ndarë kreun e Grupit H me Paris Saint-Germainin me nga gjashtë pikë, derisa Zonja e Vjetër nuk ka asnjë pikë pas dy ndeshjeve. /Telegrafi/

https://twitter.com/RoyNemer/status/1570127427338207232?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1570127427338207232%7Ctwgr%5E5e17d2576664347974c1b609675d006a1194d43f%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fjuve-dhe-psg-shenojne-por-edhe-pesojne-ndaj-kundershtareve-ne-pjeset-e-para%2F

Exit mobile version