Qe disa ditë në media qarkullon lajmi se Landi dhe Soni janë në një marrëdhënie.
Kjo për shkak të afrimitetit që shfaqën në emisionin Në 1 javë. Këngëtarja ka reaguar për Bluetooth duke thënë se për këtë marrdhënie e kanë pyetur edhe miqtë e saj.
“Me Landin jemi të martuar”, ka thënë ajo me shaka.
“Dukeshim të afërt, sepse ishim të vetmit që njiheshim prej shumë vitesh dhe krijuam menjëherë miniskuadrën tonë. Por jo, jemi miq shumë të mirë”, është shprehur Soni.
Ndërkohë, Landi nga ana e tij ka bërë një status në Instagram ku ofendon mediat, konkretisht ata që publikojnë thashetheme. Shkrimin e Landit e ka shpërndarë edhe Soni.