Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, do të paraqiten para Gjykatës Speciale në Hagë.
Me 11 shkurt, të enjten, me fillim nga ora 11:00 do të mbahet konferenca e tretë mbi ecurinë e çështjes ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit.
Ecuria e çështjes gjyqësore parashihet me rregullën 96-të të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Ndryshe, më 26 tetor, u konfirmua aktakuza nga gjykatësi i procedurës paraprake ndaj ish-krerëve të UÇK-së.