Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka udhëtuar sot për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin “Ballkani Perëndimor në mes të Shpresës dhe Realitetit”, të organizuar nga ‘Friends of Europe’, ka përçuar një mesazh para fillimit të këtij samiti.
Thaçi, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Kosova është e vendosur të ecë përpara, por premtimet si liberalizimi i vizave duhet të realizohet.
“Duhen dy për ‘tango”. Nesër do të flas në Bruksel në organizimin e ‘Miqtë e Evropës’, i dedikuar për shpresat dhe realitetin e marrëdhënieve mes Ballkanit dhe BE-së. Kosova është e prirë të ecë përpara, por duhet të shohim përmbushjen e premtimeve siç është liberalizimi i vizave”, ka shkruar Thaçi në Twitter.
It does take “two to tango”. Will be speaking tomorrow in #Brussels at @FriendsofEurope event dedicated to hopes and the reality of the relations between #Balkans and EU. #Kosovo is keen to move forward, but we need to see promises like #visalib fulfilled. https://t.co/BFNnUpsYAs
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) December 2, 2019
Siç thuhet në njoftimin e Presidencës, Thaçi në këtë samit do të flasë për marrëdhëniet e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, si dhe për zbehjen e ndikimit evropian mbi rajonin tonë.
Po ashtu, presidenti Thaçi si pjesë e panelit do të flasë edhe për dialogun në Bruksel dhe për përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/