Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut, për shkak të pandemisë Covid-19.
Mitrovica Veriore mbeti pa kryetar pasi që Goran Rakiq u emërua zëvendëskryeministër dhe sipas ligjit do duhej që brenda 45 ditësh të mbahen zgjedhjet e reja.
Vendimi është nënshkruar sot dhe po ashtu sot hynë në fuqi.
Zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut janë shtyrë për një afat të pacaktuar, kurse ende nuk ka ndonjë vendim për zgjedhjet në komunën e Podujevës.
Komuna e Podujevës po ashtu është duke u udhëhequr nga ushtruesi i detyrës së kryetarit, Nexhmi Rudari, pasi nga kjo pozitë dha dorëheqje Agim Veliu, kur u emërua ministër i Punëve të Brendshme, në Qeverinë Kurti.
Ky është vendimi i presidentit Thaçi: