Site icon Telegrafi

Thaçi: Rezoluta e PE-së, thirrje për vendet e BE-së që të hiqen vizat për Kosovën

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka mirëpritur votimin e Rezolutës për Raportin e Progresit për Kosovën, nga Parlamenti Evropian.

Thaçi ka thënë se kjo rezolutë është thirrje për shtetet anëtare të BE-së që mos të mbajnë të izoluar edhe më tutje qytetarët e Kosovës.

Lexo po ashtu Parlamenti Evropian miraton Rezolutën për Raportin e Progresit të Kosovës

“Rezoluta e Parlamentit Evropian, në mbështetje të perspektivës evropiane dhe liberalizimit të vizave, është një tjetër thirrje për shtetet anëtare të BE-së që mos të mbajnë të izoluar edhe më tutje qytetarët e Kosovës. E përshëndes këtë rezolutë, përkushtimin dhe mbështetjen e eurodeputetëve”, ka shkruar Thaçi.

Presidenti ka theksuar se çdo vonesë në këtë proces është në kundërshtim me vlerat evropiane dhe kundër dinjitetit të qytetarëve të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version