Site icon Telegrafi

Thaçi: Ratifikojeni Demarkacionin nëse duam liberalizimin e vizave

Presidenti i vendit Hashim Thaçi në një debat të mbajtur të mërkurën në Prishtinë ka kërkuar që të përshpejtohet ratifikimi i marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Thaçi ka thënë që marrëveshja duhet të ratifikohet sipas versionit të 2015.

“Kemi vlerësimet e Komisionit shtetëror të Kosovës, ekspertëve ndërkombëtar, vlerësimeve të NATO-s, SHBA-së, Bashkimit Evropian e nuk e di se me kë tjetër të konsultohemi”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova.

“Qëndroj fuqishëm pas atij nënshkrimi dhe vlerësoj se ka qenë i drejtë. Ka opinione të ndryshme, por faktet nuk ndryshojnë”, tha ai.

Presidenti i vendit tha se nëse duam liberalizimin e vizave, duhet të ratifikohet marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi e nënshkruar në gusht të vitit 2015.

 

Exit mobile version