Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen e 7-vjeçarit kosovar, i cili u vra dje në Basel të Zvicrës.
Thaçi në një postim në rrjetin e tij social Facebook, shprehu dhimbjen e thellë që ka tronditur opinionin në Kosovë dhe në Zvicër.
“Vrasja makabre e shtatëvjeçarit në Bazel, ka tronditur gjithë opinionin në Kosovë dhe Zvicër. Në këto momente shumë të rënda, ndaj dhimbjen me familjen e Mërgimit. E gjitha Kosova dhe Zvicra do të lutet për të”, ka shkruar presidenti i vendit, Hashim Thaçi. /Telegrafi/