Telegrafi

Thaçi në Pejë: Marrëveshja e Demarkacionit do të ratifikohet

Presidenti i vendit Hashim Thaçi gjatë vizitës që i bëri sot fshatit Gorazhdec të Pejës ka thënë se marrëveshja e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi do të ratifikohet dhe se të gjithë duhet t`i shikojnë agjendat evropiane të Kosovës e jo interesat e palëve.

Numri një i shtetit po ashtu ka deklaruar se gjatë ditës ka biseduar edhe me qytetarët e Pejës, të rinjtë e bizneset duke shtuar se askush nuk e sheh çështjen e Demarkacionit si kauzë, njofton Klan Kosova.

I bindur në ratifikimin e kësaj marrëveshjeje është shprehur edhe ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Radovan Miljanic i cili ka thënë se çështje në qershor do të jetë në Kuvend dhe se nuk beson se do të ketë ndonjë problem.