Site icon Telegrafi

Thaçi-Lalakos: Stabiliteti në rajon arrihet nëpërmjet marrëdhënieve ndërfqinjësore

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi realizoi takim me Ambasadorin e Republikës së Greqisë, Haris Lalakos ku diskutuan për situatën aktuale politike, për de-bllokimin e proceseve integruese të vendit, si dhe për marrëdhëniet ndër-fqinjësore mes dy vendeve, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Bashkëbiseduesit u dakorduan se stabiliteti rajonal arrihet nëpërmjet marrëdhënieve të shëndosha ndër-fqinjësore, e në këtë kontekst zgjidhja e çështjes së emrit nëpërmjet një kompromisi ka rëndësi të madhe për rajonin, fqinjësinë e mirë, sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Tejkalimi i këtij dallimi hap rrugën e integrimeve euroatlantike të vendit dhe siguron një perspektivë më të mirë për vendin dhe rajonin.” thuhet në komunikatën e drejtuar Telegrafit në Maqedoni nga Shërbimi për Informim në PDSH./Telegrafi/

Exit mobile version