Site icon Telegrafi

Thaçi: Ka ardhur koha që Kurti dhe grupi i tij të përballen me drejtësinë për aktivitetet kriminale dhe politike

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe grupi i tij kanë kryer vepra të kundërligjshme, duke shkelur Kushtetutën dhe ligjin.

Ai pas takimit me përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës tha po ashtu se Kurti dhe të tjerët do të ballafaqohen për veprimet e tyre të kundërligjshme.

“Për vendimin e Gjykatës Kushtetuese nuk do të komentoj asgjë, pasi po keqkuptohem…Kurti ka ardhur me yryshin e shkarkimit të presidentit, por ka mu shkarku më shpejt se presidenti.  Është koha ku Kurti dhe grupa e tij të përballen me drejtësinë për aktivitetet kriminale dhe politike”, është shprehur Thaçi.

Ai po ashtu foli edhe për zgjedhjet në komunën e Podujevës, ku tha se do të bisedojë me të gjithë spektrin politik, duke respektuar rregullat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë.

“Sa i përket zgjedhje në Podujevë, do të bisedoj me të gjithë spektrin politik dhe do të respektoj rregullat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version