Site icon Telegrafi

Thaçi flet për “thikat në Shtëpinë e Bardhë”: Ata që dhanë deklarata të tilla, të kërkojnë falje

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një konferencë për media ka folur për marrëveshjen e nënshkruar të premten në Uashington.

Presidenti iu është përgjigjur edhe deklaratave të liderit të LVV-së, Albin Kurti i cili kishte thënë se nuk shkon në Shtëpinë e Bardhë pasi aty që dy vite po qëndrojnë politikanë me “thika mbi hartën e Kosovës”.

Thaçi tha se u pa se në Shtëpinë e Bardhë nuk ka pasur thika e as ndarje të Kosovës.

“U pa se nuk ka pasur thika në Shtëpinë e Bardhë, nuk ka pasur harta, nuk ka ndarje të Kosovës por ka respektim të shtetit dhe fuqizim ndërkombëtar të shtetit tonë”, u shpreh Thaçi.

Thaçi i bëri thirrje liderit të LVV-së që t’u kërkoj falje qytetarëve të Kosovës për siç tha ai injorancën e treguar.

“Ata që kanë hedhur gjëra të tilla të rrejshme i ftoj që ti kërkojnë falje qytetarëve të Kosovës dhe kombit për injorancën që kanë treguar dhe për konfuzionin dhe mashtrimin që kanë pretenduar t’ja sjellin qytetarëve të Kosovës”, tha Thaçi.

Presidenti shtoi se ne mund të ecim përpara vetëm me filozofi shtetërore, e jo me mentalitetin tribal çfarë paraqitet nganjëherë. /Telegrafi/

Exit mobile version