Telegrafi

Thaçi flet për takimin me Haxhi Shalën: Jo rrallë herë jap këshilla për secilin që kërkon nga unë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në konferencën për media ka folur edhe për takimin që ka pasur me deputetin e Nismas Socialdemokrate, Haxhi Shala i cili tha sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, se ky takim bëri që të ndryshojë mendje dhe të votoj pro Qeverisë Hoti.

Thaçi tha se si president i vendit e ka obligim që të takohet me bartësit e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Lexo po ashtu Haxhi Shala: Pas vizitës nga Thaçi e Haradinaj, vota ime pro Qeverisë Hoti

“Unë nuk refuzoj së diskutuari për çështjet madhore me të gjithë ata që pajtohen por edhe ata që nuk pajtohen. Jo rrallë unë jap këshilla dhe rekomandime secilit që kërkon nga ana e ime se çka i bie mirë vendit, demokracisë, zhvillimit dhe në kuadër të kësaj mendoj se jo vetëm deputeti në fjalë por kushdo që kishte kërkuar nga ana ime këshillë unë do ta kisha këshilluar që të votojë për demokracinë, shtetin e jo ideologjinë”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka shtuar se ndërmarrja kriminale e Albin Kurtit, Haki Abazit, Albulena Haxhiut, Xhelal Sveçles dhe Arben Vitisë është jetike që përmes përfaqësuesve legjitim të Republikës së Kosovës mori përgjigjen e duhur, adekuate dhe të drejtpërdrejtë dhe natyrisht për të shkuar në shtëpi. /Telegrafi/