Telegrafi

Thaçi: Aksidenti në Gjilan ngjarje shumë e hidhur, institucionet e sigurisë t’i rrisin masat e kontrollit

Foto: Ridvan Slivova-Telegrafi

Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar pas aksidentit të rëndë në Gjilan.

Me anë të një postimi në Facebook ka shkruar se është një ngjarje e hidhur e ditës.

Thaçi ka thënë se, dukuria e aksidenteve në komunikacion është shqetësuese.

Lexo po ashtu Një i vdekur dhe 23 të lënduar nga aksidenti në Gjilan (Foto/Video)

Aksidenti tragjik në Gjilan, ku humbi jetën një qytetar dhe u lënduan shumë të tjerë është ngjarje shumë e hidhur e ditës së sotme. Familjes së të ndjerit i shprehim ngushëllime të thella. Të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejtë.

Dukuria e aksidenteve në komunikacion është shqetësuese. Kërkojmë nga institucionet e sigurisë që t’i rrisin masat e kontrollit, që të mos përsëriten aksidentet tragjike me jetë njerëzish dhe dëme tjera materiale”./Telegrafi/