Vivien Thano dhe Xhuli Nura kanë pasur një përplasje brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Në një moment derisa ishin në kuzhinë, modelja nga Drenica iu drejtua Vivit se nuk ka as shtëpi, e se në Tiranë mbase jeton me qira.
Për këtë pati një reagim nga reperi Getinjo, i cili krijoi një lidhje dashurie brenda me ish-konkurrenten e “Love Story”.
“Ha ha ha Vivi është rritur pa baba edhe nuk ka pasur vëlla as asgjë. Edhe boll e ka fituar një djalë si unë”, tha ai.
“E ti Xhuli Nura si feministë marre për këto fjalë me ia thënë një njeriut po hajt se ngadalë do ta kuptojnë njerëzit kush je. Ju lus njerëz votoni të gjithë përpos Vivit të del nesër se iu ka ngjitur që të dalë nga vetja”, shtoi mes tjerash artisti nga Ferizaj.
Getinjo ndërkohë u largua nga shtëpia e BBVK javë më parë duke kërkuar që ta linte garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
I njëjti pas daljes solli me klip këngën e re “Je e vetmja dashuri” në bashkëpunim me Ana Kabashin. /Telegrafi/