Site icon Telegrafi

Tha se do të publikojë detaje nga aferat korruptive të Vladimir Putinit, gjendet i vdekur gazetari rus

Një nga gazetarët më të shquar rus është gjetur i vdekur, pasi ishte zotuar se do të zbulojë detaje të aferave korruptive të Vladimir Putinit.

Trupi i pajetë i Alexander Rybin, 39-vjeç, u gjet në skaj të një rruge në afërsi të Shakhty në afërsi të rajonit rus Rostov, transmeton Telegrafi.

Ai është viktima e fundit e vdekjeve misterioze të gazetarëve rusë që kundërshtuan luftën në Ukrainë.

Rybin u gjet i vdekur pasi vizitoi Mariupolin e pushtuar, duke kritikuar ashpër Putinin për rindërtimin e ngadaltë të qytetit nga bombardimet e ashpra.

Shkaku i vdekjes së tij u dha si “kardiomiopati” pas autopsisë së kryer, raportojnë mediat shtetërore të Rusisë që kontrollohen direkt nga Kremlini.

Ai ishte zotuar një ditë më parë se do të zbulojë detaje nga aferat korruptive të presidentit rus. /Telegrafi/

 

Exit mobile version