Site icon Telegrafi

Tha se do ta linte Big Brother pas daljes së Ilnisës, Meriton Mjekiqi: Po vazhdoj për djalin tim

Foto: Screenshot/YouTube

Meriton Mjekiqi ka deklaruar disa ditë më parë që do të braktiste Big Brother VIP Albania 3, nëse do të dilte partnerja e tij, Ilnisa Agolli.

Por me eliminimin e saj nga shtëpia, kjo gjë nuk ndodhi me prezantuesin kosovar.

Meritoni nuk e la garën përgjysmë dhe këtë ‘betim’ të tijin e ka rikujtuar Juli në spektaklin e së martës.

Foto: Screenshot/YouTube

Ai është shprehur se nuk e mban mend diçka të tillë dhe se ai po vazhdon lojën për kauzën e djalit dhe për Ilnisën.

“Nuk e di kur i premtova Julit që do dalë për hir të dashurisë”, tha ai fillimisht.

Lexo po ashtu Ia lënë fajin njëri-tjetrit, thyhet përfundimisht marrëdhënia e Romeos me Meritonin

I njëjti theksoi: “Unë jam duke vazhduar kauzën e djalit dhe për Ilnisën”.

Foto: Screenshot/YouTube

Gazetarja e njohur u largua nga ky format pasi qëndroi për tre ditë radhazi në ‘dhomën e bardhë’ me Meritonin e Eglën.

Sidoqoftë, në shtëpi po vazhdojnë polemikat e debatet mes banorëve. /Telegrafi/

Exit mobile version