Telegrafi

I tha se nuk do ta emëronte as si pastrues fanellash – Koeman i kundërpërgjigjet Joaquinit

Nuk ka kaluar shumë kohë dhe Ronald Koeman i është kundërpërgjigjur Joaquinit.

Ikona e Real Betisit i ka thënë trajnerit holandez se nuk do ta punësonte atë asi si pastrues fanellash, lëre më si trajner i Barcelonës.

Dyshja kishin kaluar së bashku gjashtë muaj te Valencia dhe nuk kishin raporte aspak të mira.

Lexo po ashtu “Nuk do ta emëroja Koemanin as si pastrues të fanellave” – trajneri i Barcelonës fyhet nga Joaquin

Koeman më pas ka reaguar ndaj fjalëve të Joaquin, duke thënë se është problemi i tij dhe nuk ka asgjë me të.

“E kuptoj se tani është një pikë ku ju (mediat) dëshironi të inkuadroheni, por nuk dua të përfshihem në të”, ka thënë holandezi.

“Nuk kam asnjë problem me të dhe kjo është vetëm problem i tij”, ka përfunduar Koeman.

Joaquin duket se nuk i pëlqen puna e Koemanit si trajner dhe nuk do ta donte tani as te Betisi. /Telegrafi/