Telegrafi

Tha se nuk është penduar për shuplakën që i dha Luizit, Kejvina Kthella ‘zhduket’ nga Instagrami

Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella javë më parë vendosi të bëhej pjesë e spektaklit Big Brother VIP Albania.

Por, gjërat nuk shkuan ashtu siç kishte planifikuar dhe pas një sërë debatesh dhe thyerje së një prej rregullave të BBV Albania, Kejvina u përjashtua nga spektakli.

Modelja nuk arriti të kontrollonte vetën dhe gjatë një debate me këngëtarin Luiz Ejlli ajo ushtroi dhunë fizike ndaj këtij të fundit.

Foto: Kejvina Kthella/Instagram

Pamjet nga momenti kur ai goditi me shuplakë këngëtarin u bën virale dhe pas largimit të saj nga shtëpia e famshme modelja qëndroi në heshtje për disa ditë më radhë.

Lexo po ashtu Publikohet momenti kur Kejvina Kthella goditi me shuplakë Luiz Ejllin

Vetëm mbrëmë, modelja vendosi të bënte një reagim në llogarinë e saj në Instagram dhe ndonëse u kërkoi falje fansave të Luziti këtë nuk e bëri edhe ndaj këngëtarit.

Foto: Kejvina Kthella/Instagram

Kthella theksoi se shuplaka e saj është hiperbolizuar aq shumë sa e ka krahasuar me bombën e Hiroshimës ndërkohë tha se nuk u ndjen keqardhje që u largua nga BBVA.

Por, sot (e premte) Kejvina ka marrë një tjetër vendim, pas postimit të mbrëmshëm modelja është larguar nga rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Kejvina thyen heshtjen pas skandalit në BBVA: Nuk jam penduar kurrsesi, shpulla që qëllova nuk i shktaktoi dëm as plagë atij

Një kërkim në Instagram verifikon se llogaria e Kejvinës rezulton e mbyllur.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjëra dhe nëse modelja do të rikthehet përsëri në rrjetet sociale, aty ku ajo është mjaft aktive. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Iconstyle