Telegrafi

Tha se kënga e re do t’i thyejë të gjitha rekordet, Noizy ironizon me postimet e Mozzik: Menjëherë fillojnë të të kopjojnë edhe statuset

Pak orë më parë, Noizy, ka bërë një postim duke treguar se po vjen me këngë të re.

Ai ka bërë të ditur se ky projekt do të trondisë vendin duke siguruar kështu që të jetë një megahit.

“Këtë muaj do nxjerr një këngë që do trondis vendin, ju premtoj. Kush do që të vë bast?”.

Noizy (Foto: Instagram)

Menjëherë pas kësaj erdhi një reagim nga Mozzik që njofton se këtë muaj po ashtu lanson një këngë që është pjesë e albumit të tij të ri.

“Këtë muaj del kënga e parë e albumit me videoklip. Nuk dua të zgjas shumë. Do të thyhen të gjitha rekordet e rekordet e rekordeve. Tërmet 100%”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Rigels Rajku (emri i vërtetë) nuk hezitoi me postimin e radhës duke e akuzuar reperin nga Ferizaj për kopjim.

Mozzik (Foto: Instagram)

“Nuk guxon robi me thënë që kam me trondit vendin se menjëherë fillojnë të të kopjojnë dhe statuset”.

“Jo tërmet jo ç’tërmet”, kanë qenë fjalët e tij.

Noizy (Foto: Instagram)

Dy artistët në bazë të kësaj shihet se nuk ruajnë raporte edhe aq të mira. /Telegrafi/

Noizy (Foto: Instagram)

 

Mozzik (Foto: Instagram)