Telegrafi

Tha se duhet të largohet nga muzika, Majk takohet me Don Xhonin: Vetëm dashuri dhe respekt

Rap-artisti i njohur shqiptar, Majk, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Zemër Luana”.

Në bazë të disa lojërave që u zhvilluan, ai ‘thumboi’ një pjesë të madhe të estradës – e më së shumti reperët.

Teksa për Noizyn tha se është njëri nga artistët që kopjon shumë, për Don Xhonin theksoi se duhet të largohet nga muzika rap.

E duket se këto përgjigje të Kastriot Rexhës (emri i vërtetë) u bënë vetëm për pikë.

Kjo pasi pas këtyre deklaratave, ai është takuar dhe ka postuar në InstaStory një fotografi me reperin nga Drenica.

Lexo po ashtu Majk thumbon reperët: Noizy kopjon më së shumti, Don Xhoni të largohet nga rap-muzika

“Asgjë vetëm dashuri dhe respekt Boki”, ka shkruar Majk për Don Xhonin.

Majk dhe Don Xhoni (Foto: Instagram)

Duket se artistët ruajnë raporte të mira me njëri-tjetrin, pavarësisht ‘kunjave’ që hedhin ndonjëherë.

Don Xhoni këtë kohë ka qenë duke punuar në një ‘EP’, i cili pritet të lansohet nesër (15 dhjetor). /Telegrafi/