Derisa po spekulohet vazhdimisht rreth jetës së saj personale, Teuta Krasniqi ka gjetur një metodë për të shmangur ankthin.
“Dietë për jetë më të mirë. Shmang njerëzit negativë, njerëzit fals, njerëzit ziliqarë, njerëzit që nuk duan t’ju shohin të lumtur. pas një muaji do të humbni 5 kg ankth”, shkruan në mbishkrimin që ajo ka zgjedhur ta publikojë në Instagram.
“Hihihi e gjeta ‘dietën’ ideale për gjithë jetën”, ka shkruar aktorja në postimin e saj.
Kujtojmë që këto ditë u spekulua për një ribashkim të Teutës me ish burrin e saj, këngëtarin Blero, e që natyrisht rezultoi të ishte thjesht si i tillë – një spekulim i radhës. /Telegrafi/