Site icon Telegrafi

Teuta tregon në cilin muaj është dhe se a e ka planifikuar shtatzëninë (Video)

Teuta Krasniqi tashmë ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të dytë, gjegjësisht të parit me partnerin e saj të ri, Adonis Morina.

Ndërsa në një prononcim për Prive, aktorja ka dhënë disa detaje rreth shtatzënisë.

“Shpresoj që gjithçka do të shkojë mirë, ndoshta ende fillimi, unë jam në muajin e tretë të shtatzënisë, jo edhe aq në fillim… Mirëpo, tremestri i parë që realisht prej shumë grave konsiderohet si më i vështiri, për shkak se fillojnë ato ndryshimet e para në trup”.

“Por, mua kësaj radhe, fatmirësisht, më ka kapur me një qetësi shumë të madhe, jam më e qetë se zakonisht dhe kam filluar ta shijoj, sado që fillimin e kam pasur jo edhe aq të lehtë”, ka deklaruar Teuta.

Ajo më tej është përgjigjur edhe në pyetjen se a është fëmija i planifikuar duke thënë se shtatzënia nuk është hap i shpejtë në lidhjen e re, duke qenë se ajo dhe partneri i saj janë të pjekur.

Kujtojmë që Teuta ka një vajzë nga martesa me këngëtarin Blero. /Telegrafi/

Exit mobile version