Site icon Telegrafi

Teuta Selimi me një reper

Teuta Selimi së shpejti do të vijë me projektin e saj më të ri.

Pas bashkëpunimit me rep grupin Etnon, këngëtaren do ta shohim sërish me një reper, transmeton Telegrafi.

Kështu ka bërë të ditur vetë Teuta, duke thënë se kënga e re është një bashkëpunim me një reper, emri i të cilit do të mbetet akoma befasi.

Mes tjerash artistja foli edhe për gjendjen në estradën muzikore shqiptare.

Sipas saj në estradë po mungon kualiteti dhe e reja dhe shumë gjëra po përsëriten.

“S’do të bëhesh burrë” është projekti i fundit i Teuta Selimit, i cili u publikua në fillim të këtij viti dhe u mirëprit mjaft mirë nga publiku. /Telegrafi/

Exit mobile version