Telegrafi

Teuta publikon një fotografi me Bubulinën, sa ka ndryshuar pas kaq vitesh ish-këngëtarja?

Ka qenë mjaft aktive dikur në muzikë, por hoqi dorë nga kjo degë në vitin 2010.

Bukuroshja Bubulina Krasniqi, e cila kishte të publikuara disa këngë mjaft të suksesshme, vendosi të marrë tjetër rrugë në jetën e saj.

Ajo është e angazhuar në diplomaci, teksa tash e një vit ka marrë edhe epitetin e nënës.

Bubulina është mjaft e rezervuar sa i përket jetës private, ndërsa rrallë shfaqet edhe në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Megjithatë së fundmi, ka qenë motra e saj, aktorja Teuta Krasniqi, e cila pas shumë kohësh ka publikuar një fotografi me të.

Foto: Teuta Krasniqi/InstaStory

Dy motrat duken mjaft atraktive teksa pozojnë para pasqyrës, teksa vërehet dukshëm ndryshimi i Bubulinës me kalimin e viteve.

Ndryshe nga e motra, Teuta e ka vazhduar rrugën drejt artit, dhe edhe sot është mjaft e angazhuar në projekte të ndryshme filmike. /Telegrafi/