Site icon Telegrafi

Teuta Kurti do ta përsëris suksesin e Ronës në Eurovizion

Ndonëse me pak projekte, ajo qëndron fuqishëm në skenë, nuk harrohet.

Teuta Kurti, tashmë si një profesoreshë e pianos dhe solokëndimit në Prishtinë, duke mos lënë anash muzikën, pas një pauze të gjatë rikthehet në Festivalin e madh të fundvitit.

Në një bisedë për ‘’Panorama plus’’ këngëtarja e njohur ka thënë se pas ftesave të shumta këtë vit ishte koha të rikthehej në këtë festival.

Mes tjerash këngëtarja, e cila doli e zhgënjyer disa herë nga këto gara tha se do donte ta përsëriste suksesin e Ronës duke përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në Eurovizion.

Teuta Kurti në Festivalin e Këngës do të paraqitet me një krijim të Sokol Marsit. /Telegrafi/

Exit mobile version