Telegrafi

Teuta Krasniqi vjen tërheqëse në të bardha në fotosesionin e ri

Foto: Arbër Elezi

Aktorja e njohur, Teuta Krasniqi, është mjaft e angazhuar në projekte filmike, por edhe si mentore në studion “iStar”.

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, Krasniqi ka realizuar një fotosesion të ri, ku shfaqet mjaft e freskët dhe tërheqëse në të bardha.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

“Nuk ka dritë më të fuqishme se sa vetja”, ka shkruar aktorja në mbishkrimin e njërës prej fotografive.

Teuta Krasniqi (Foto: Arbër Elezi)

“Bëhu drita”, shkruan ajo në mbishkrimin e një fotografie tjetër, teksa rrëmben vëmendjen e ndjekësve.

Teuta Krasniqi (Foto: Arbër Elezi)

Të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet që aktorja ka marrë nga fansat e saj, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për dukjen dhe freskinë e saj.

Teuta përndryshe është nënë e dy vajzave: Tara dhe Kaia, dhe jeton tashmë prej vitesh me partnerin e saj, Adonis Morinën. /Telegrafi/