Telegrafi

Teuta Krasniqi thotë se njerëzit akoma e thërrasin ‘Sarandë’, madje edhe në institucione kur shkon për dokumente

Aktoria e talentuar shqiptare, Teuta Krasniqi, është ende e njohur për shumë njerëz me emrin e personazhit të saj ‘Saranda’, nga seriali i popullarizuar vendor “Kafeneja Jonë”.

Edhe pas vitesh nga përfundimi i serialit, personazhi qesharak dhe në shumë raste naive që ajo interpretoi, ka mbetur në memorjen kolektive të publikut.

Teuta ka zbuluar në një intervistë të fundit për ‘Prive’, se kjo ngatërresë me emrin vjen jo vetëm nga fansat në rrugë, por më të habitshme është se ka ndodhur edhe në raste kur ajo ka shkuar për të kryer procedura zyrtare në institucione.

Foto: Teuta Krasniqi/Instagram

E pyetur për këtë fenomen, Krasniqi pohoi se ajo nuk është e bezdisur nga ky fakt. Në të kundërt, aktorja nga Prishtina përballet me këtë ngjarje me mirësjellje dhe hapësirë.

Ajo pranon se i përgjigjet me shumë kënaqësi kur dikush e thërret si Saranda, njëjtë siç do i përgjigjej nëse do të thërrisnin me emrin e saj të vërtetë, Teutë.

Roli si ‘Saranda’ në “Kafeneja Jonë” ka qenë një nga angazhimet më të gjata dhe pa dyshim më të suksesshme në karrierën e aktores nga Prishtina. /Telegrafi/