Site icon Telegrafi

Teuta Krasniqi rimerr pamjen e dikurshme të ‘Sarandës’, pozon si një kaçurrele

Këngëtarja Teuta Krasniqi e ka filluar që në moshë të re karrierën e saj, duke u bërë pjesë e projekteve të ndryshme filmike dhe shfaqjeve në teatër.

Por famën më të madhe, ajo e arriti në serialin “Kafeneja Jonë”, ku luante rolin e ‘Sarandës’.

Aktorja Teuta Krasniqi ishte bërë e njohur falë rolit të saj si ‘Saranda’ në hit serialin e dikurshëm “Kafeneja Jonë”

Në seritë e parë të këtij seriali, Teuta ishte paraqitur me flokë kaçurrela, nga ku edhe publiku kishte krijuar tashmë njohjen mbi vajzën kaçurrele dhe atraktive të serialit.

Ndonëse ajo ndryshoi dhe eksperimentoi shumë ndër vite me modelin e saj të flokëve, së fundmi Teuta ka vendosur që t’i rikthehet sërish këtij modeli të vjetër të flokëve.

Në një fotografi të ndarë me fansat në rrjetin social Instagram, ajo shfaqet në një ‘selfie’ duke treguar ndryshimin e saj të re, nga ku ka marrë një pamje vërtetë atraktive.

“Le le kaçurrele”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë,duke iu referuar kështu këngës së famshme të grupit Aurora.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Përndryshe, aktorja Krasniqi vazhdon të ushtrojë profesionin e saj edhe si mësuese e aktrimit në një nga shkollat e artit në kryeqytet. /Telegrafi/

Exit mobile version