Telegrafi

Teuta Krasniqi ‘kokë e këmbë’ e dashuruar me Adonisin, liston dy meshkujt e saj të preferuar (Foto)

Aktorja e njohur Teuta Krasniqi ka treguar shumë herë në intervista, se është më se e lumtur me jetën e saj.

Ajo është e martuar me Adonis Morinën, ndërsa është nënë e dy vajzave, Tarës dhe Kaiës, të cilat zbukurojnë edhe më shumë çdo ditë të jetës së saj.

Lexo po ashtu Imazh magjepsës i vajzave të Teutës, Kaias dhe Tarës (Foto)

Teuta është mjaft aktive herë pas here edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaq Adonisin bashkë me qenin e tyre bardhosh.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

“Dy meshkujt e mi të preferuar”, shkruan aktorja në mbishkrimin e fotografisë, teksa liston Adonisin dhe qenin e tij si dy meshkujt që do më së shumti.

Se është e dashuruar ‘kokë e këmbë’ me Adonisin, këtë gjë e vërtetojnë edhe imazhet e shpeshta të tij, që ajo publikon në rrjetet sociale. /Telegrafi/