Aktorja e njohur Teuta Krasniqi ka treguar shumë herë në intervista, se është më se e lumtur me jetën e saj.
Ajo është e martuar me Adonis Morinën, ndërsa është nënë e dy vajzave, Tarës dhe Kaiës, të cilat zbukurojnë edhe më shumë çdo ditë të jetës së saj.
Teuta është mjaft aktive herë pas here edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaq Adonisin bashkë me qenin e tyre bardhosh.
“Dy meshkujt e mi të preferuar”, shkruan aktorja në mbishkrimin e fotografisë, teksa liston Adonisin dhe qenin e tij si dy meshkujt që do më së shumti.
Se është e dashuruar ‘kokë e këmbë’ me Adonisin, këtë gjë e vërtetojnë edhe imazhet e shpeshta të tij, që ajo publikon në rrjetet sociale. /Telegrafi/