Aktorja Teuta Krasniqi ka qenë prezente në një emision së fundmi ku ka shpalosur më të rejat nga jeta e saj private poashtu edhe profesionale.
Aktorja vitin 2015-të e ka përshkruar si vit të larmishëm por, të suksesshëm.
Ndër tjerash, Teuta ka folur edhe për burrin e saj të ardhshëm, Adonis Morinën, ku edhe ka përshkruar atë si karakter.
“Adonisi nuk është person tradicional. Adonisi është një person që përveç që ndjej dashuri për të, ndjej edhe respekt shumë të madh për të”.
“Për mu ai e përfaqëson një mashkull të fuqishëm dhe një burrë në kuptimin më të mirë të fjalës. Burrë për mu është dikush që di me t’dashtë, me t’respektu e me qenë mbështetje në çdo moment e aspekt…” ka shtuar aktorja.