Aktorja e njohur kosovare, Teuta Krasniqi, ka pasur një ditë të veçantë sonte (e premte).
Kjo pasi vëllai i saj, deputeti Memli Krasniqi, ka festuar ditëlindjen e tij të 39-të.
Me këtë rast, aktorja i ka bërë një dedikim shumë special vëllait të saj, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.
“Kur kemi qenë fëmijë të vegjël, nese ti e ke fitu një bombon ose një cokollatë, nuk e ke ngrënë për vete, por e ke ruajt për mua, motrën tënde më të vogël, kur kemi dal me lujt para banesës, ti më shumë je kujdes për mua sesa që je koncentru në lojën tënde, kur jemi rritë pak më shumë, ke vazhdu me qenë po i njejti vëlla i dashur e i përkushtuar por edhe kritik me raste, tash që jemi të rritur e të pjekur, e kuptoj që gjithë jeten time ke qene dhe je Hero për mua. Ditëlindja jote, është gjithmonë festë për gjithë familjen tonë, sepse Ti je krenaria e familjes. Pac shëndet, dashni dhe mbarësi gjithmonë, bashkë me familje dhe gjithë njerëzit tu të dashur. Të paçim gjithmonë. Të dua shumë”, ka shkruar Krasniqi në Instagram.
Mirëpo një nga komentuesit duket se ka vendosur të replikojë, duke e quajtur “hajdut” vëllanë e saj.
Ky koment duket se nuk i ka pëlqyer aspak Teutës, e cila ka vendosur që t’i kundërpërgjigjet komentueses, madje me një fjalor jo dhe aq të përshtatshëm.
Një koment i tillë ka rënë në syrin edhe të shumë fansave tjerë, të cilët janë habitur nga ky reagim i aktores. /Telegrafi/