Thashethemet se Teuta Krasniqi është shtatzënë duket se kanë rezultuar të vërteta. Dyshimet se aktorja është në pritje të fëmijës së dytë u shtuan akoma më shumë kur u anulua shfaqja “Gishti”.
Siç transmeton Prive, ajo e ka konfirmuar shtatzëninë në emisionin Natën me Fatmir Spahiun.
Teuta citohet të ketë thënë se këtë e ka kuptuar në ditët kur ka realizuar setin fotografik me Avni Selmanin.
Ajo po ashtu ka konfirmuar raportimet se i ka ndalur punët në shfaqjen “Gishti”, pikërisht për shkak të shtatzënisë, me urdhër të mjekut.
Teuta ka një vajzë nga martesa me këngëtarin Blero, ndërsa aktualisht është në lidhje me trajnerin e fitnesit, Adonis Morinën, me të cilin e kurorëzoi dashurinë pak muaj më parë.